Kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se sjellja e tij është për të kamufluar dështimet 12-vjeçare të qeverisë.
Berisha tha se Rama nuk është kloun, por sillet si i tillë për karrigen e pushtetit.
“Nuk është kloun, por për hir të karriges së tij bën klounin dhe kaluan klonin. I ka ikur mendja. Mendon se me këto gjëra do u hedh hi syve. Shqiptarët janë të mençur, në veçanti gratë, për të cilat thotë se ka mbështetjen më të madhe. Ato të parat do i japin atë që meriton njeriut që u përzuri njerëzit nga vatra familjare. Që u fyen bashkëshortët, baballarët, burrat si një ordiner që të duket interesat. Mbrapa buzëqeshjeve që krijon fshihen vjedhjet dhe dramat”, tha kreu demokrat.




