Reshjet e denduara të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive edhe në fshatin Miliskajë të Krujës. Për shkak të përmbytjeve, disa banorë kanë mbetur në qiell të hapur prej 4 ditësh, pasi shtëpitë e tyre janë dëmtuar. Duke folur për mediat, banorët shprehen se nuk mund të largohen, pasi kanë çdo gjë në fshat. Ata shprehen gjithashtu se shteti, komuna dhe bashkia nuk kanë shkuar për t’i ndihmuar.
“Jemi përmbytur, ka 4 ditë. Jemi përmbytur të gjithë banorët e këtji fshati. Kanë sjellë dy pako oriz, dy pako makarona. As për t’u veshur jo. Këtu nuk ka ardhur as shteti, as komuna, as bashkia. I kanë frikësuar njerëzit. Unë nuk kam lidhje me asnjë. Ne jemi këtu, ka fermerë, këtu është fshat, kanë bagëti, nuk ka asnjë ndihmë. Edhe media ka pasur frikë që të vijë. Ju faleminderit që erdhët. Sa të duash, është përmbytur edhe gjëja e gjallë”, tha një banor.
