Brunilda Gjoni, motra e 41-vjeçarit që u vra nga babai disa ditë më parë në zonën e Kodrës së Priftit, ka treguar sesi ndodhi ngjarja e rëndë.
Ajo, e cila dyshohet se ishte ‘mollë sherri’ për konfliktin mes babai dhe vëllait, ka deklaruar në emisionin ‘Me zemër të hapur’, se ajo nuk ka dashur kurrsesi të marrë pasurinë e babait, sepse nuk i ka interesuar.
Brunilda tha se ka dashur të largojë prindërit e saj nga shtëpia, sepse vëllezërit kurrë nuk kanë patur marrëdhënie të mirë. Ajo shtoi se ishte e përgatitur për një tragjedi të tillë, për shkak të marrëdhënieve konfliktuale që ata kishin.
“Vjen Asimi, kishte pirë shumë. Kapet me babain. I thotë ‘ti ke pas dashnore këtë, ke shkuar me këtë’. Babi nuk donte shamatë. E kapte babain në vende imtime, i thoshte ‘marshalla sa i ka’. Edhe babi i ra në shpullë, i tha ‘është vajza këtu’. Ky pse i ra babi në shpullë, i tha ‘ta marr jetën për 2 sekonda’. E kapi për fyti nuk po e lëshonte. I kam thënë mos se është i vjetër. Ky lëshoi babain me dhe ka kap, dhe më ka thyer tre brinjët. Pastaj ka shkuar prapë te babi. Thirra vëllain tjetër, kur erdhi babi ia kishte ngul thikën.”– tha ajo.



