Jehon Breçani, autori i aksidentit të frikshëm në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku u fut me makinë në trotuar dhe plagosi një këmbësore, është liruar nga masa “Arrest me burg” dhe  tashmë ndodhet në shtëpi.

Vendimi u dha dje, por prokuroria nuk është pajtuar me gjykatën.

Mësohet se Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës ndryshimin e masës nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest me burg” për djalin e ish-drejtorit të policisë, Erzen Breçani.

I riun përplasi një vajzë 23-vjeçare më 10 qershor në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Mjekët u detyruan që t’i prisnin njërën këmbë Xhesina Gegës pas dëmtimeve që mori. Por pavarësisht aksidentit të rëndë, gjykata vendosi që ta lirojë nga burgu të riun.