Autori i dyshuar i vrasjes në Gjorm të Selenicës, Bertil Alliaj, është marrë në pyetje për më shumë se një orë nga hetuesit pas arrestimit të tij gjatë natës. Gjatë dëshmisë në prani të oficerëve të policisë, ai ka pranuar se ka kryer krimin, duke theksuar se veprimi i tij ishte i lidhur me një “arsye të fortë”, të cilën ka refuzuar ta zbulojë në këtë fazë të hetimit.
“E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them tani. Ia kisha thënë disa herë që duhej të reagonte,” – ka deklaruar ai sipas burimeve hetimore.
Mësohet se Alliaj nuk ka dhënë detaje të tjera mbi motivin konkret të konfliktit, por ka shtuar se “në një moment tjetër” do të jetë i gatshëm të tregojë “arsyen e vërtetë” që e shtyu të qëllonte kushëririn e tij, Dala Alliaj.
