Teksa bëri bilancin e vitit 2025, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te arrestimi i Erion Veliajt.

Në konferencën për mediat, Rama tha se kryebashkiaku i Tiranës mbahet në paraburgim pa gjyq, duke shtuar se ende nuk e kakuptuar se çfarë shkeljeje ai ka kryer. Pasi u pyet se çfarë pritet të bëhet me bashkinë më të madhe në vend, Rama theksoi se nuk mund t’ia adresojë këtë pyetje për shkak se tentativa e tyre u rrëzua nga vendimi që dha Kushtetuesja, e cila tha se Tirana e ka kryetarin.

Kujtojmë se kryeministri Rama kërkoi shkarkimin e Veliajt dhe kjo u miratua nga Këshilli Bashkiak, por Gjykata Kushtetuese e rrëzoi vendimin dhe ktheu Veliajn në detyrë.

“Veliaj është i kyçur në qeli pa gjyq. Ndërkohë që vazhdon kërkimi i provave. Unë akoma se kam marrë vesh se çfarë ka bërë konkretisht. S’e kam kuptuar çfarë ka bërë, korrupsion në kuptimin e fjalës korrupsion s’e kam parë. Mbase se kam parë unë. Di një gjë që çdo qytetar që nuk është pjesë e organizatave kriminale, jo për këtë konceptin e ri që ka dalë tani grup i strukturuar se grup i strukturuar do të thotë një grup njerëzish që bëjnë keq për një qëllim të përbashkët. Këta janë tjetër gjë dhe natyrisht që këta, për rrezikshmërinë që kanë, ka shumë më tepër arsye për të menduar se paraburgimi është gjëja e duhur. Pastaj këto rastet e veprave të rënda kur përfshin edhe korrupsionin, në flagrancë, që përsëri është padiskutim fare e natyrshme që të përfundojë në paraburgim, të gjitha rastet e tjera të paraburgimit duhet të jenë të argumentuara.

Merret kryetari i bashkisë së Tropojës jo ke firmos jo nuk ke firmos, është firma jote apo jo. Si e bën ti këtë mo? Ai është zgjedh nga populli. Merre, gjykoj dhe në fund me prova fute në burg, nëse është për burg. Nuk mund ta burgosësh ti se do ti dhe se ndihesh ti i fortë. Ne e kemi, në mos gabohem, atë numrin e të paraburgosurve, 94 në 100 mijë veta ose në 1 mijë veta. Belgjika e ka 10. Belgjika ka më shumë kriminalitet se Shqipëria. Duke qenë se është kryeqyteti, edhe Tropoja nuk e ka luksin ta ketë në burg kryetarin e bashkisë, pavarësisht se është në arrest shtëpie. U bë viti dhe ka deri në zgjedhje, edhe një vit e gjysmë, do të rrihet. S’ka problem. Unë e bëra një provë që t’i jepnim Tiranës një kryetar bashkie. Nëse gjendet i fajshëm të shkojë edhe të bëjë dënimin. Kjo nuk shkon. Këto janë probleme që duhen marrë seriozisht nga të gjithë, qeverisja e gjyqësorit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë.”, tha Rama.