Pas 331 ditëve në arrest shtëpiak, ish-kryeministri Sali Berisha fitoi ditën e sotme lirinë.

GJKKO rrëzoi masën e sigurisë të vendosur që prej 30 dhjetorit të vitit 2023, pasi Berisha theu masën “detyrim paraqitje”. Avokati Genc Gjokutaj u shpreh më pas për mediat se vendimi ekzekutohet që sot, dhe pritet që Berisha të shkojë tek selia e Partisë Demokratike sot në orën 13:30.

Sali Berisha ndodhej në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të vitit 2023, pasi GJKKO ashpërsoi masën ndaj tij, sepse nuk respektoi masën e parë, atë të “Detyrimit të paraqitjes”. Berisha akuzohet nga SPAK për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë” në lidhje me dosjen hetimore mbi privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.