Ky është autori që tentoi të grabiste sot bankën në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë, Bardhyl Fusha.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat mëson se 58-vjeçari është një sipërmarrës në fushën e ndërtimit, ndërsa ka qenë i proceduar disa herë pas denoncimeve nga klientët për mosshlyerje pagesash. Dyshohet se ai ka borxhe të pashlyera dhe për këtë qëllim ka ndërmarrë këtë akt.
Fusha hyri i armatosur në ambientet e bankës së nivelit të dytë dhe qëlloi në ajër për të trembur punonjësit. Pas sinjalizimit të bërë nga punonjësit e bankës, ka mbërritur patrulla e policisë e komisariatit numër dy, duke e arrestuar në flagrancë dhe sekuestruar armën kallashnikov.




