Dy inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial janë ndaluar nga Policia pas hetimeve të kryera nga SPAK, që zbuluan përfshirjen e tyre në një skemë korrupsioni.
Sipas hetimeve, inspektorët me inicialet O.J. dhe L.S. morën para në formë ryshfeti nga një biznes në Korçë, në pronësi të shtetasit me inicialet J.S., për të mos i vendosur gjobë subjektit privat që rezultonte pa licencë dhe dokumentacion tekniko-ligjor.
Hetimet zbuluan se inspektorët kishin marrë 900 mijë lekë dhe 10 mijë dollarë në vitin 2021.
Për inspektorin O.J. është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa për L.S. “Arrest në shtëpi”.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.