Është lënë në burg autori i vrasjes së Skerdilajd Isufit në Kavajë, Roland Puja Deraj.

Ngjarja ndodhi të shtunën në Kavajë, ku 48-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me mjet prerës, raporton korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi. Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte shkuar te xhaxhai dhe kishte parkuar automjetin para banesës së 48-vjeçarit Deraj, i cili ka dalë nga banesa dhe i ka kërkuar viktimës të largojë makinën.

Debati për parkimin ka sjellë nisjen e një konflikti verbal mes tyre. Gjatë debatit, viktima, dyshohet se i është përgjigjur në mënyrë të ashpër autorit. Në atë moment, Roland Puja ka nxjerrë një thikë, e ka ndjekur, dhe e ka goditur viktimën dy herë në pjesën e zemrës.