Arrestohet 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili vrau gruan e tij në Volos të Greqisë dhe u arratis.
Nakoleci u gjet në rrugën “Evripidou” në qendër të qytetit, afërsisht 200 metra larg shtëpisë ku ai i mori jetën gruas së tij. Sipas informacioneve, ai ishte fshehur në një parking. Ai u arratis menjëherë pasi vrau nënën e katër fëmijëve të tij, Marjola Nakoleci, 36-vjeç.
Të hënën, më 25 gusht, pritet të kryhet autopsia e 36-vjeçares nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Selanikut, ku trupi i saj është transferuar tashmë.