Gjykata e Apelit ka dënuar me 17 vjet burg Erjon Llapushin, autori i vrasjes së Gazment Kurmakut. Prokuroria e kualifikoi vrasje me dashje dhe kërkoi dënimin me 20 vjet burg, raporton për Top Channel, gazetarja Anila Hoxha.
Ngjarja ndodhi më 2 tetor 2021, kur konflikti mes Llapushit dhe viktimës nisi për shkak të një tavoline të rezervuar, duke çuar në sulmin fatal ndaj Kurmakut. Ky i fundit u godit me grusht dhe goditi kokën duke marrë plagë të rënda. 57-vjeçari ndërroi jetë në spital 5 ditë pasi sulmit.
