Mario Perlleshit. autorit të ngjarjes së rëndë që i mori jetën 14-vjeçarit Martin Cani, do t’i komunikohet masa e sigurisë.

Mësohet se prokurori, gjykatësi i çështjes dhe avokati i autorit, diskutuan nëse masa do t’i komunikohet në gjykatë apo spital ku edhe ndodhet pasi është dëmtuar edhe vetë gjatë sulmit. Në fund u vendos që masa do t’i komunikohet në ambientet e spitalit.

14-vjeçari përballet tashmë me akuzën “Vrasje në rrethana cilësuese”. Policia e kishte referuar rastin për akuzën e “vrasjes me dashje”. Mbi të miturin rëndin edhe akuza e “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë gjatë një përleshjeje fizike mes disa adoleshentëve, 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Autori dhe viktima ishin konfliktuar të premten dhe e vijuan zënkën edhe ditën e hënë. Autori kishte thirrur një shok të tij, nxënës i shkollës “Fan Noli”. Nga ana tjetër, viktima, Cani, kishte thirrur një shok nga një shkollë tjetër, me të cilin luante në ekipin U-15 të Dinamos.