I dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigen Gjonajt në vitin 2015 ka mohuar të jetë autori i krimit të rëndë.

Pas akuzave të familjes së viktimës, eshtrat e të cilit u gjetën 7 vite pas krimit në Fushë Kuqe, Kristjan Cenaj tha se ata duhet të gjejnë kush ia ka borxhin. Ndërsa kërkoi nga shteti që t’i rikthehet çështjes nga fillimi, të hapen kamerat dhe të gjendet, sipas tij, autori i vërtetë.

“Uroj që familja të gjejë sa më para kush ia ka borxhin, ngushëllime nga më të sinqertat. I lutem gjithë shtetit shqiptar që t’i rikthehet kësaj çështje nga fillimi, të marrin të gjitha bisedat, të gjitha kamerat edhe të gjejë autorin e vërtetë, jo tek unë. Nuk kam lidhje me atë punë fare”, u shpreh Kristjan Cenaj.

Vrasja e adoleshentit ka ndodhur në vitin 2015, ndërsa Cenaj kishte qëllim grabitjen e adoleshentit, pasi ai mbante me vete një orë ROLEX.