Një ngjarje e rëndë është zbuluar sot në Pogradec. Një 12-vjeçare pas një vizite në spitalin e Korçës, ka rezultuar shtatzënë, rreth 22 javëshe.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar me njohje familjare me familjen e të miturës.

Kushëriri i autorit të dyshuar dhe gruaja e tij kanë folur për Top Channel.

“Ai person është i mirë, nuk është aq i keq, nuk kam dëgjuar llaf të keq për të. Unë tani e mora vesh. Unë s’di gjë, u trondita. Njihet si burrë i mirë në fshat. Ne nuk kemi ndjerë asgjë. Familjen e vajzës nuk e njoh, nuk ja kam idenë fare. Nga i njëjti fshat jemi por nuk e di unë se çfarë bëjnë. Unë rri në shtëpinë time. Unë u trondita, po ai i mirë është. Nuk njihej si njeri problematik. Ai është familjar, ka 4 vajza, është edhe gjysh, ka nipër, mbesa. Fëmijët i ka të martuar”, u shpreh gruaja e kushëririt, Zybe Selko.

“Unë e njoh si burrë të mirë. Nuk di gjë fare, se çfarë ka ai se di. Unë nuk kam marrë vesh asnjë gjë. Qëparë që erdhi policia, i çova deri aty lart edhe ika. Vajzën e njoh, është fëmijë. Marrëdhënia e të dyjave familjeve është shume e mire. Shkojnë e vijnë. Janë komshinj. Rrushani është pensionist, rri në shtëpi. Nuk dimë gjë fare, tani e morëm vesh. S’kemi dëgjuar ndonjëherë. Ai gruan e ka”, u shpreh kushëriri i autorit, Adem Selko. /Top Channel/