Nisin të zbardhen detaje nga vrasja e ndodhur në Shkodër sot paradite ku është ekzekutuar 46 vjeçari Ridvan Ramazani, një nga emrat e njohur të ambjentit të “të fortëve” në Shkodër.
Ridvan Ramazani (Hyseni) u vra në fshatin Mushan ndërsa ndodhej në makinën e tij BMVV X5.
Siç bën të ditur Report tv, Ridvani njihej si i forti i fisit Ramazani, familja e të cilit ka qenë në konflikt me familjen e Edmir Koçisë.
Ky i fundit është ekzekutuar më 28 nëntor të vitit 2012 në derën e shtëpisë së tij në lagjen “Tepe”, një datë e njëjtë me ditën kur është vrarë dhe Ridvan Ramazani.
FNSH dhe RENEA kanë mbërritur në vendngjarje teksa vijojnë kontrollet për të identifikuar autorin ose autorët e kësaj ngjarje.
GazetaShqip