Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka dhënë detaje për atentatin që tronditi mbrëmjen e sotme Tiranën, ku mbeti i plagosur rëndë Preng Gjini, vëllai i Armando Gjinit, i ekzekutuar pak kohë më parë në Rreshen.


Jaupaj tha se nga atentati, përveç shënjestrës, ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar. I plagosuri, një shtetas italian, ndodhet tek Spitali Ushtarak.


Pyetje: A ka lidhje me vrasjen e Kastriot Reçit atentati i sotëm në Tiranë?


Drejtori i policisë së Tiranës: Nuk mund të flas tani. Do të bëjmë me dije më vonë. I dëmtuari është në operim, shpresojmë që të përmirësohet. Është plagosur edhe një shtetas italian, që ndodhet tek Spitali Ushtarak.