
Ndërsa mësohet edhe emri i viktimës tjetër ai është Armando Dumani, edhe ky person me precendet penal. Dumani ka qenë pasagjer në momentin kur është qëlluar, ndër Mihasi ishte në timon.
Ka qenë një makinë në lëvizje ajo që ka qëlluar mbi një “Audi” të bardhë dhe duke lënë kështu 2 persona të vdekur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, në zonën e Astirit.
Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, plumbat janë lëshuar nga ana e shoferit dhe dyshohet se autorët kanë qenë profesionistë.
“Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.” – bën me dije policia.
Mësohet se 26-vjeçari ka qenë pjesë e grabitjes së një banke.
Mihasi dhe Dumani janë shokë dhe bëjnë pjesë në një grup kriminal.
Erigers Mihasi akuzohet për grabitje e prindërve të Elton Çiços, ndërkohë që dyshohet si personi kryesor që ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushërinjve Mumajesi në Tiranë. Gjithashtu ai dyshohet se ka marrë pjesë në një ngjarje tjetër kriminale në vitin 2017 në Laç, ku ka mbetur i plagosur Rudolf Toma, punonjës në bashkinë e Kurbinit.
Mihasi mësohet të jetë arrestuar në vitin 2019 për ngjarjen e grabitjes se dy prindërve të moshuar të Elton Çiços në Tepelenë.