Foto Ilustruese


Daut Beu u arrestua pas shtatë denoncimesh për kredi që nuk qenë marrë kurrë.


Oficeri i kreditit të një shoqate kursim-krediti në Kavajë u arrestua nga policia pasi pesë qytetarë denoncuan faktin se rezultonin kredimarrës, ndërkohë që nuk kishin aplikuar kurrë. Daut Beu u arrestua gjatë një operacioni policor të koduar “Kredia Fallco”.


Shtatë qytetarë të ndryshëm patën denoncuar skemën e mashtrimit në data të ndryshme mes 31 majit dhe 5 qershorit.


“Daut Beu duke qenë Oficer i kredisë, me veprime abuzive dhe duke falsifikuar dokumente ka marrë kredi në emër të qytetarëve të ndryshëm. Kur njerëzit u informuan se rezultonin debitorë, iu drejtuan policisë. Kreditë e falsifikuara varionin nga 200 në 500 mijë lekë. Policia i bën thirrje banorëve të Kavajës, të cilët mund të jenë viktima të tjera të mashtruesit, t’i drejtohen policisë.


24 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)