Deputet dyfishuan pagat e tyre dhe nga kjo përfituan edhe ata deputet që janë pothuajse inegzistente në Parlament. Raportet periodike të Institutit të Studimeve Politike kanë treguar se një pakicë deputetësh janë shumë aktivë.

Por, paralelisht, ekziston një pjesë tjetër deputetësh që nuk kanë lënë gjurmë parlamentare përveç në raste skandalesh ose incidentesh, nuk flasin, nuk propozojnë, nuk kanë mendim, nuk kanë ide politike dhe nuk dëshmojnë dhe as përmbushin pothuajse asnjë prej kritereve thelbësore të të qenit parlamentar.

Ata janë aty kryesisht për shkak të lidhjeve personale me liderit politikë, ndikimit klienteliste në zonën zgjedhore, aftësinë ne menaxhimin e votës lokale apo për shkak të sistemit të shkëmbimit të ndereve dhe privilegjeve me oligarkë apo politikanë të lartë.

Por, pikërisht këta deputetë që nuk kryejnë asnjë funksion marrin dhe paga të larta. Tabela më poshtë pagën e deputetëve më të paguar për muajin maj 2023.

Ndonëse muaj thuajse pushim për parlamentin, pagesat e kryera drejt tyre janë ndër më të lartat në historinë e parlamentarizmit prej vitit 1991. Duhet të theksojmë në kolonën e dytë paraqiten edhe pagesat shtesë që përfitojnë si (bonusi i karburantit, i telefonit, dietat brenda dhe jashtë vendit, honorarët për pjesëmarrje në komisione, bonus strehimi, etj).

Me siguri këta deputetë nuk i njihni fare, ata nuk kryejnë asnjë funksion si të tillë, por sikur duket më lartë marrin pagesa të majme edhe për bileta jashtë vendi e dieta.

Instituti i Studimeve Politike (ISP)