Duket e Fredi Beleri nuk ka gjetur aspak në vend mikpritës në Tiranë, pasi u rikthye si eurodeputet.

Pas thirrjeve me ofendime dhe akuza, e po ashtu goditjes me vezë he kos, për Belerin është organizuar edhe një protestë. Me pankarta ku lexohet “Fredi Beleri nuk përfaqëson Evropën”, apo shkrime të tjera, disa qytetarë po protestojnë para Shtëpisë së Evropës në kryeqytet.

Më herët, Fredi Beleri është goditur me vezë dhe kos nga një qytetar, sapo ka dalë nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Beleri nuk ka bërë asnjë reagim, duke u larguar.

Në nisje të takimit të takimit të 18 të Komisionit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, një tjetër qytetar iu drejtua me fjalën “vrasës”.