Drejtori i KESH, Erald Elezi është paraqitur këtë të martë në SPAK. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Elezi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, pasi është në hetim për dosjen “Balluku”.
Elezi u mor i pandehur nga SPAK në muajin tetor dhe ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Mësohet se provat ndaj Elezit janë siguruar nga materialet e sekuestruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, i cili është gjithashtu nën hetim për këtë dosje, por ndodhet në burg që prej marsit 2024 pasi u arrestua me urdhër të SPAK me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Kujtojmë se pak më herët, zv.kryeministrja e pezulluar, Belinda Balluku ka ankimuar në Apelit ne GJKKO-së masën e sigurisë pezullim nga detyra dhe ndalin dalje jashtë shteti të vendosur ndaj saj.




