Drejtori i OSHEE, Erald Elezi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporotn se Elezi është marrë i pandehur nga SPAK vitin e kalaur për dosjen e tunelit të Llogarasë. Akuzat e ngritura ndaj tij në dosje janë korrupsioni, shpërdorimi i detyrës dhe shkelja e barazisë në tenderë.
