Në fshatin Strikçan të Bulqizës arkeologët kanë zbuluar një varr monumental të periudhës romake, i cili konsiderohet si i pari i këtij lloji i gjetur në Shqipëri. Struktura ka përmasa rreth 9 me 6 metra, ndërsa dhoma funerare arrin një lartësi prej 2.40 metrash.

Sipas arkitektit Artan Shkreli, i cili ndau lajmin përmes një postimi në Facebook, edhe pse varri ishte grabitur që në kohët antike, ai ka ruajtur ende një pjesë të inventarit origjinal, duke e bërë zbulimin me rëndësi të veçantë për historinë dhe arkeologjinë shqiptare.

Postimi i Plotë:

Në Strikcan të Bulqizës, aty ku ilirët Penestë, tregëtarë të shquar, piqen me Pirustët metalurgë (në kuadër të projektit “Kërkime Arkeologjike në Luginën e Bulqizës”), ka dalë në dritë një varr monumental me dim. të mëdha, rreth 9 m x 6 m, dhe me dhomën funerare 2.40 m te lartë. Monumenti, veç arkitekturës të vecantë, përmban dhe të dhëna epigrafike, ku për herë të parë zbulohet një mbishkrim latin në zonën e Dibrës, mbishkrim i cili i kushtohet individit aty quajtur Gelliano, si dhe një dedikim drejtuar hyut Jupiter.
Varri edhe pse i grabitur që në periudhën klasike, përmbante ende një pjesë të inventarit origiinal. Përvec pjesës nëntokësore funerare, arkeologët evdientuan struktura muresh që sugjerojnë se monumenti mund të jetë i tipit mauzoleum.
Inventari, teknika e ndërtimit si dhe të dhënat epigrafike e datojnë këtë gjetje unikale në shekujt III-IV e.s.
Shpresoj vetem te mos kete fatin e Varrit te Jorgucatit qe humbi vlerat pas zbulimit… dhe shpresoj gjithashtu qe projekti i vizitueshmerise te jete me impaktin qe meriton nje monume t i tille.