55-vjecarja Ativie Qazimllari nga fshati Porodinë i Korçës ka akuzuar ditën e sotme fqinjin e saj 40-vjeçar, se ka ngacmuar seksualisht djalin e saj 18-vjeçar me aftësi ndryshe.

Sipas Qazimllarit, 40-vjeçari Dionis Myrtollari e ka ngacmuar djalin e saj, duke shtuar se ajo i ka parë të dy lakuriq pasi ai e kishte zhveshur 18-vjeçarin. Ajo po ashtu pretendon se Myrtollari e ka dhunuar disa herë dhe për këtë e ka denoncuar dhe në polici.

“Ma ka zhveshur djalin nga gjysma e trupit e poshtë dhe nuk e di a i bëri gjë apo jo, i pashë të dy lakuriq”- ka deklaruar gruaja.

Nga ana tjetër, banorët e fshatit i kanë dalë në krah të akuzuarit, duke thënë se ai është person familjar, i drejtë dhe nuk ka mundësi që mund ta bëjë këtë gjë. Sipas tyre, gruaja që ka ngritur akuzat vuan nga probleme mendore.

 Edhe policia nga ana tjetër ka ngritur dyshime mbi deklaratat e gruas, pasi sipas tyre ajo nuk ka shfaqur qëndrueshmëri.