Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla gjatë një replike më deputeten e opozitës Jorida Tabaku, ka konfirmuar prezencën e patronazhistëve më 11 maj.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla deklaroi se patronazhistët e PS-së do të jenë prezentë në zgjedhjet e ardhshme.  Teksa i drejtohet opozitës, Balla shtoi se patronazhistët u përdorën edhe në zgjedhjet amerikane. Madje ai theksoi se pikërisht Trump fitoi pasi patronazhistët e tij ishin më të zotë. Balla bëri krahasimin mes tyre, duke thënë se e njëjta gjë ndodhi me zgjedhjet në SHBA 4 vite më parë kur fitoi Biden. Sipas tij, Biden kishte patronazhistë më të mirë dhe fitoi zgjedhjet.

“Sa ju përmendim patronazhistët ju hyn frika juve, aty do i keni prapë, edhe në 11 maj. Për dikë që di si bëhen fushatat elektorale, edhe në SHBA patronazhistët e Trump ishin më të zotë se ata të Biden. 4 vite më parë Biden fitoi se kishte patronazhistë më të mirë”, u shpreh Balla.