Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të zbusë masën e sigurisë për Redi Mollën, ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës, duke e transferuar nga arresti me burg në arrest shtëpie për arsye shëndetësore.

Molla është një nga personat nën hetim për aferat e dyshuara korruptive që lidhen me institucionin e Bashkisë, ku disa zyrtarë të tjerë janë gjithashtu ndaluar në kuadër të hetimeve.

Vendimi i fundit i GJKKO vjen në një kohë kur çështja vazhdon të jetë në vëmendje për përmasat e përfshirjes së zyrtarëve në këtë dosje.