Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me skandalin e ndodhur në Përrenjas, ku mësuesi Fatmir Hoxha akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse.

Mësohet se ngjarja është denoncuar nga drejtori i shkollës 9-vjeçare “Sali Halili” dhe prindërit e dy vajzave, që rezultojnë të jenë nxënëse të klasës së 9. Sipas informacioneve, kolegët dhe drejtori kanë vënë re se mësuesi kryente veprime të papërshtatshme para nxënësve, duke i prekur ata e po ashtu duke përdorur fjalor të ulët.

Ndërkohë, prindërit kishin ngritur prej kohësh shqetësimin për sjelljen e 55-vjeçarit.

Fatmir Hoxha, pasi kuptoi se ishte nën hetim, tentoi të arratisej duke u larguar nga Shqipëria, por u ndalua në kohë nga autoritetet në aeroportin e Rinasit.