Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në autostradën Levan–Tepelenë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet që drejtohej nga një grua rreth 45 vjeçe, duke dalë nga fshati Varibop për t’u futur në autostradë, dyshohet se i ka prerë rrugën një furgoni që po qarkullonte në aks.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesja e automjetit ka humbur jetën në vendngjarje.

Në vend kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Gjithashtu në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet zjarrfikëse.