Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Hoçisht-Gracë” në Devoll, ku një automjet ka dalë nga rruga. Drejtuesi i mjetit, një 22-vjeçar me iniciale A. B., dyshohet se humbi kontrollin gjatë drejtimit.
Menjëherë pas daljes nga rruga, makina u përfshi nga flakët dhe u dogj pjesërisht. Përveç shoferit, në automjet ndodheshin edhe dy pasagjerë të tjerë.
Të tre personat pësuan lëndime të lehta dhe u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore në spital. Pas marrjes së mjekimit të nevojshëm, të rinjtë lanë ambientet e spitalit dhe u kthyen në banesat e tyre
