Një aksident i rëndë ka ndodhur në Laç, ku ka mbetur i vdekur një 65 vjeçar që udhëtonte me motor.
Sipas burimeve nga policia, viktima është shtetasi Pashk Perkola, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Policia ka shoqëruar në komisariat 27-vjeçarin që shkaktoi aksidentin dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Kurbin/Informacion paraprak
Në qytet Laç, në afërsi të një karburanti, mjeti me drejtues shtetasin E.Gj.,27 vjeç, është përplasur me motorin me drejtues shtetasin P.P., 65 vjeç, banues në Laç, Kurbin i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës, Tiranë.
Drejtuesi i mjetit shtetasi E.Gj.., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.