Një 27-vjeçar shqiptar është arratisur nga Burgjet Rurale të Kasandrës në Greqi. Sipas raportimeve të mediave lokale, mungesa e të riut është konstatuar pasditen e djeshme, duke alarmuar autoritetet e institucionit korrektues.

Administrata e burgut ka njoftuar menjëherë Departamentin e Policisë së Kasandrës, i cili ka nisur hetimet për lokalizimin dhe kapjen e të arratisurit.

Burgjet Rurale të Kasandrës funksionojnë me një regjim gjysmë të lirë, ku të dënuarit angazhohen me punë brenda mjediseve të institucionit, çka u ofron më shumë liri krahasuar me burgjet e zakonshme.