Dhunuan dhe kanosën me jetë një person, Policia e Kurbinit shpalli në kërkim dy agresorët. Vilson (Elvin) Haxhiu, 36 vjeç dhe Arjan (Erjon) Haxhiu, 33 vjeç janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm me shtetasin G.B., 23 vjeç, banues në Kurbin.
Dyshohet se agresorët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohën që shtetasi G.B., po shkonte në banesë me mjetin e tij, i kanë dalë përpara dhe shtetasi Arjan Haxhiu me një mjet të fortë i ka dëmtuar automjetin duke i thyer xhamat si dhe e ka goditur në kyçin e dorës së majtë, duke i shkaktuar dëmtime e frakturë.
Ndërkaq shtetasi Vilson Haxhiu e ka kërcënuar me jetë qe të mos lëvizte me një armë zjarri. Veprat penale në ngarkim të shtetasve “Shkatërrim prone” “Kanosje” “Dëmtime të tjera me dashje”.
3 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)