Behar Kamberi, një mjek psikiatër nga Kosova, është arrestuar pasi akuzohet për përndjekje ndaj moderatores së njohur sportive Albana Bejko.

Sipas specialistëve për hetimin e krimeve në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, mjeku 42-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka përndjekur një 28-vjeçare, duke u shfaqur disa herë pranë banesës së saj. Mjeku psikiatër jo vetëm kishte miqësi me moderatoren, por dinte edhe banesën e saj, madje Kamberi është nisur nga Kosova dhe është shfaqur para shtëpisë së moderatores, për t’i bërë një surprizë, një parfum të shtrenjtë.

Sapo Kamberi është paraqitur në vendin e takimit, ai është arrestuar nga oficerët e Komisariatit Nr. 2 të Tiranës, ku ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të përndjekjes.

Kamberi ndodhet në qelinë e burgut “Mine Peza”, pasi u kap nga efektivët e policisë, ndërsa moderatorja kishte planifikuar skenën, duke e ftuar në një takim./ Top Channel