Makina “Porsche” e biznesmenit, Elis Bahushi në Elbasan është djegur mbrëmjen e djeshme.
Ajo që vihet re është se ky i fundit është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku nëpërmjet fotove ai tregon edhe jetën e luksit që bën.
Biznesmeni ka publikuar edhe foto e video me Porsche-n që iu dogj.
“Gjatë natës është djegur pjesërisht në Elbasan makina tip “Porsche” me targa AA 007 e biznesmenit Elis Bahushi. Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Bahushi është një emër i njohur për policinë, pasi është akuzuar për laboratorin e drogës në Has, si pjestar i grupit të Avdylajve. Njëkohësisht ai është edhe subjekt i OFL-së,” shkruhet në njoftim të policisë.
View this post on Instagram