Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Porto Palermos, në Himarë, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pas shpërthimit të një lënde plasëse artizanale.

Sipas të dhënave paraprake, viktima dyshohet se ishte duke peshkuar duke përdorur një mjet shpërthyes, kur lënda i ka shpërthyer në dorë duke i shkaktuar plagë të rënda në trup dhe gjymtyrë.

Pavarësisht transportimit drejt spitalit, 65-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar mënyrën se si është siguruar dhe përdorur lënda plasëse.