Dëshmitari Luftar Reçi, i penduari i drejtësisë ka dhënë detaje në lidhje me dy vrasjet e bujshme të ndodhura ndaj biznesmenit Vajdin Lamaj dhe Klodian Saliut.
Në dosjen hetimore të siguruar nga Gazeta “Shqip” dëshmitari ka dhënë detaje në lidhje me një atentat të ndodhur ndaj Lul Berishës, ish-kreut të bandës së Durrësit.
…. Dua të shpjegoj edhe një moment tjetër në marrëdhënie me Lulin (Lulzim Berisha, rasti kur u plagos në dorë, jemi mbledhur te lokali i shtetasit A.B me sa mbaj mend ndohej në Manzë ose Shijak. Ky lokal zakonisht përdorej për disko, Luli me rastin që I kishte shpëtuar atentatit ftoi të gjithë shokët e tij. Në këtë lokal kanë qenë ndërmjet të tjerëve Luli, Lenti, Indriti, G.M…, M.K… dhe disa të tjerë që nuk i njihja. Unë u ula në tavolinë me Lulin, Indritin dhe Lentin . Në biseda në tavolinë Indriti u shpreh se na kishte ecur mbarë disa kohë, e kishte fjalën për vrasjen e Vajdinit dhe të Klodian Saliut….”
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.