Mediat greke kanë publikuar pamje nga momenti i arrestimit të Pandeli Nakolecit, i cili vrau bashkëshorten e tij në sy të katër fëmijëve, në Volos të Greqisë.

Autori i krimit makabër, u arrestua pasditen e sotme nga policia greke. Pamjet e publikuara tregojnë oficerët e policisë duke arrestuar 40-vjeçarin, i cili u arratis pas krimit. Ai shtrihet i shtrirë në tokë dhe i prangosur.

Sipas informacioneve të mediave greke, në fjalët e tij të para pas arrestimit, 40-vjeçari dukej i papenduar.

”Gruaja ime më tradhtonte, çfarë duhet të bëja unë?”– tha ai.

Sipas asaj që është raportuar, 40-vjeçari u gjet në rrugën “Evripidou” në qendër të qytetit, afërsisht 200 metra larg shtëpisë ku ndodhi krimi brutal. Ai ishte fshehur në një arë dhe mbante veshur rroba që i gjeti në një kosh plehrash. Nuk kishte me vete telefon celular apo ndonjë objekt tjetër.