Babai i 21-vjeçares që pretendon se është ngacmuar seksualisht nga një kirurg në Korçë ka reaguar ashpër pas ngjarjes, duke kërkuar drejtësi për vajzën e tij dhe dënimin e autorit të dyshuar.
Në një deklaratë për mediat, ai është shprehur i revoltuar për atë që vajza pretendon se ka përjetuar gjatë trajtimit mjekësor, ndërsa paralajmëroi se nëse institucionet nuk veprojnë, do të kërkojë vetë drejtësi.
“Kishte të vjella, e mori mamaja e shpuri në spital. E shpuri në spital i beri skanerin doktori tha nuk ka gjë. Pastaj prisja analizat dhe kur i pa analizat tha duhet urgjentisht sepse ka ampandesitin. Je direkt për operacion i tha vajzës. A ke ngrënë gjë i tha vajzës, jo i tha vajza vetëm ujë kam pirë. E mirë, tha ai, do e bëjmë nga mëngjesi sepse tani ti ke pirë ujë. Bëri operimin dhe kur e çuam në dhomë tha ka infeksion gjinekologjik dhe tha që kanë ilaç apostafat dhe do ia bëjmë vajzës. Atë kremin ja bënte vajzës sa herë në orën 6, mamasë i thoshte kthehu mbrapa, vajza bënte ankesë po thoshte hajde se doktor nuk na shkonte mendja se dhe moshë e madhe. Tha vajza babi ktë kremin e aplikoj dhe vetë, e mirë thashë ti themi doktorit. Dje ky kishte vajtur kishte kapur vajzën ta puthte, i thash mir moj tkeqen babi pse sthe, më tha vjza s’doja t’bëja sherr por u sos durimi. Marr policinë kur doktori po ikte me ambulancë, ktu rri ti thash se je për të arrestuar. Uhnë dua drejtësinë e vajzës, nëse nuk gjendet do e gjej vetë.
