Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka folur sot për herë të parë në “Breaking” Top News, pas lirimit nga arresti i shtëpisë me garanci pasurore.

Ai ka treguar për herë të parë bisedën që ka patur me Sali Berishën, vjehrrin e tij pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit. Malltezi tregoi se i kërkoi që të hiqte dorë, por shtoi se kur provat për krimet zgjedhore, e kuptoi që Berisha nuk mund të largohej.

I kam thënë vetë Berishës që nuk ja vlen më se është lodhje, mundim dhe shqiptarët nuk të duan më. Por kur dolën faktet dhe dokumentet e vjedhjeve, rastet e tmerrshme nga krimet zgjedhore… Berisha e ka dhënë dorëheqjen në 2013 kur kuptoi që shqiptarët nuk e mbështesnin. Do priste numërimin dhe mund ta bënte, por dolën faktet që tregoi kriminalizimin e votës së diasporës. Sali Berisha është i vetmi që na bëri bashkë, ka frymën pozitive. Rama po mundohet të nxjerrë demokratë dhe t’i kthejë kundër.  Unë nuk kam ambicie politike por për çfarëdo lloj pozicioni jam i gatshëm. Jam kundër Partisë Komuniste dhe do jem kundër Ramës gjithmonë.”– tha ai.