Është zbardhur dëshmia e babait që qëlloi me thikë djalin e tij 15-vjeçar, ditën e sotme në Korçë.

Mësohet se Shpëtim Çuka ka deklaruar se konflikti mes tij dhe të birit ka nisur pasi ky i fundit nuk pranonte të shkonte në shkollë.

Me djalin u konfliktova se nuk donte të shkonte në shkollë, unë i thoja ikë se vajti ora, ai rrinte në telefon. Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë. I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita.“- tha ai.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 minuta në fshatin Vreshtas. 15-vjeçari është plagosur në brinjë dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.