Debate të forta në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka  akuzoi maxhorancën të përfshirë te afera e inceneratorëve, bashkë me ministren Elisa Spiropali. Ministrja iu përgjigj duke thënë se akuzat janë shpifje, ndërsa e quajti Nokën “të trashë”, dhe tha se bashkëshorti i saj nuk ka lidhje me aferën pasi ka punuar si drejtor i Ujësjellësit në Fier. 

Flamur Noka: Jeni zhytyr në krim, jeni kapur. A ka gjë më të neveritshme? Shqiptarët ju njohin. Jeni hajdutë dhe barbarë, asgjë më tepër. 

Replikon Spiropali: Uau, më vjen shumë mirë që ka mësuar kuptimin e fjalës barbarë pomësymjet në Kuvend nuk i bëjmë ne. Raporti për zgjedhjet nuk ka arsye më të fortë pse ju humbisni zgjedhjet. Se fakti që ju gënjeni në mënyrën më trashanike të mundshme. Ju i rrini të vërtetës aq larg sa të gjitha shpifjet sado trashanike ju prapë ju përgjigjeni. Unë nuk kam përgjigje o zotëri se përgjigjen e ke aty. Po po, unë nuk kam përgjigje sepse nuk ka asgjë që më lidh mua as me inceneratorët as me këtë e as me atë. Kjo është shpifja më e madhe që kam dëgjuar në jetën time. Sa i takon, ore, ik ore zotëri, ik mos na…

Bashkëshorti im ka qenë drejtor Ujësjellësi nuk ka lidhje as në këtë botë e as në atë botë, në qiell apo tokë me inceneratorët, ju jeni aq i trashë saqë kur thoni këto gjëra bëheni të pabesueshëm saqë nuk ju beson njeri. Do kuptoni që ju mungon zgjuarsia. Ju nuk do qeverisni dot