Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, foli në Top Story për videon e bërë virale ku një i ri i tregon librat policisë.
Gjithashtu, ajo tregoi detaje edhe për momentin kur policia ka sulmuar një të ri në Ministrinë e Arsimit, video gjithashtu e bërë virale.
“Kishte nxënës e studentë me çanta me vete. Nën dyshimin se këta që kishin çanta me vete mund të kishin sende për dhunë, u ndaluan. Ai djali u ndalua dhe i tha që nuk kam gjë në çantë. Tha që studionte për laborant dentar dhe hapi çantën, ku tregoi se kishte një libër, fletore e stilolaps. Ai ishte një nga ata studentë që thanë se ishin për protestë paqësore. Në momentin që ai është ulur aty, ka thënë që do më bien mua gurët në fillim, pastaj juve.
Atje ishte një moment kaotik. Nga aty filluan të hidhen sende të forta. Policia aktivizoi autobotin. Të gjithë personat janë larguar drejt Sheshit Skënderbej. Policia e mori si akt mosbindjeje. Ai ishte brenda kordonit. Në po të njëjtin aksion, janë ndaluar edhe disa reporterë të tjerë të huaj, të cilët kishin ardhur për të mbuluar këtë protestë. FNSH-ja nuk i tërhoqi ata me vete, siç bëri me këta të rinj”,tha gazetarja.
Top Channel
