Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj po dëshmon këtë të martë në Komisionin hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-it.
Por qëndrimi në qeli ka ndikuar jo pak tek ish-ministri, i cili duket se është bërë mosbesues. Kjo u vu re dhe nga një detaj në sallën e Komisionit, ku Beqja nuk i ka besuar ujit që i ishte vendosur para, por ka preferuar që të konsumojë nga një shishe që kishte në çantën e tij.
Ai ka nxjerrë nga çanta shishe uji për veten dhe për avokatin, që e shoqëron gjatë marrjes në pyetje nga anëtarët e Komisionit.