Pas takimit që u mbajt të mërkurën në selinë rozë mes deputetëve të qarkut të Tiranës, ekipit drejtues të bashkisë, kryeministri Rama do të zhvillojë sot një takim tjetër me drejtuesit e njësive administrative të Tiranës.

Mbledhja është njoftuar të mbahet në orën 09:00.

Në takimin që u mbajt një ditë më parë me dyer të mbyllura, kryesocialisti, porositi të tijtë të shtojnë takimet në terren me qytetarët në zonat që mbulojnë.

Deputetët dhe ish deputetët e kryeqytetit duhet të koordinohen me bashkinë dhe në mbledhjet e ardhshme të raportojnë çështjet që shqetësojnë qytetarët ndërsa më shumë angazhim është kërkuar për hapësirat publike.