Sali Berisha ka uruar Papën e ri të Kisha e Katolike Romane, Robert Francis Prevost, duke thënë se u “zgjodh një Donald Trump në Vatikan.”

Kujtojmë se kardinali Prevost me origjinë nga SHBA, u zgjodh Papa i ri dhe do mbajë emrin Leone i XIV

“Sot që jeni mbledhur prag fitores sonë madhështore, me qindra mijëra qytetarë po presin emrin e shenjtërisë së tij papës së sapozgjedhur. Le ti urojmë sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor. Le të nderojmë miqësinë tradicionale të trojeve arbnore me Vatikanin. Papë i ri u zgjodh një Donald Trump në Vatikan. Papa Leo, një amerikan. Le t’i urojmë jetë të gjatë dhe sukseset më të mëdha në udhëheqjen e Vatikanit dhe besimit më të mëdh në mbarë botë”, tha Berisha.