Një shpërthim me tritol ka ndodhur sot rreth orës 00:10 në Memaliaj, në e banesën e shtetasit Butjan Kapa, kryetari i njësisë administrative Qesarati.

Burime bëjnë me dije se 67-vjeçari Kapa ka pohuar se nuk ka konflikte me njeri, por nuk ka dashur të japë shumë detaje dhe ka patur mungesë bashkëpunimi me policinë. Për fat të mirë nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, por pas ngjarjes, autorët kanë djegur makinën me të cilin lëviznin dhe janë larguar në këmbë.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.04.2026, rreth orës 00:10, në oborrin e banesës së shtetasit B. K., 67 vjeç, në fshatin Toç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Autori/autorët, gjatë largimit, në aksin rrugor “Krahës–Memaliaj”, në afërsi të fshatit Qesarat, dyshohet se kanë djegur automjetin me të cilin lëviznin dhe më pas janë larguar në këmbë.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon intensivisht veprimet hetimore për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.