Kandidati i vetëm përballë Sali Berishën në postin e kryetarit të Partisë Demokratike Ibsen Elezi ka reaguar për herë të parë pas humbjes në këto zgjedhje.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Elezi ka falenderuar të gjithë ata persona që e kanë votiar, mbështetur dhe inkurajuar në këtë garë.
Ndër të tjera ai ka falemnderuar edhe stafin e tij i cili është marrë me fushatën elektorale në këto 10 ditë.
Ndër të tjera Elezi ka patur edhe një mesazh për personat që nuk reagojnë kundretë padrejtësive dhe nuk ngreë zrëin për gjithçka që nuk shkon.
Postim i plotë:
“Falenderim !
Se pari per ata qe me inkurajuan dhe votuan, shumicen pa i takuar dhe as njohur.
Se dyti per ate pjese te medias, gazetaret dhe opinionistet qe me inkurajuan.
Se treti per stafin tim modest prej 4-personash qe perballoi keto 10 dite fushate te ngarkuar dhe gjithe vezhguesit qe ndoqen procesin e votimit.
Kujtese !
Per ata qe mendojne se do vijne dite me te mira duke ndejur ne kafe apo si spektator para TV, ju them me keqardhje se jo vetem do e kalojne ashtu ne pritje jeten e tyre, por rrezikojne edhe brezin qe vjen.
Ata qe presin te arrijne diçka thjesht se i servilosen dikujt dhe apo ata qe presin se kur do vije dita e marrveshjes per ndarjen e karrikeve, duhet te kuptojne se nuk do i sherbejne dot as vetes dhe jo me te ardhmes se ketij vendi.
Ne themel te ecjes para eshte perballja me te keqen, aq me shume ne politike.”
Lajmi në përditësim…