Një shpërthim me lëndë plasëse ka nodhur rreth orës 1:00, në fshatin Ardhishtë në Shijak. Sasia e lëndës plasëse është vendosur në oborrin e një banese të pabanuar, ndërsa si pasojë e kësaj është dëmtuar porta e oborrit të banesës.
Nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e kësaj ngjarje. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shijak/Informacion paraprak
Rreth orës 01:00, në fshatin Ardhishtë, Shijak, në oborrin e një banese të pabanuar, në pronësi të shtetasit S. G., është dëmtuar porta e oborrit të banesës, dyshohet nga lëndë plasëse. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
