Qyteti i Durrësit është zgjuar i tronditur nga dy shpërthime me lëndë plasëse Shpërthimi i parë u regjistrua në orën 03:50 minuta në lagjen nr.11 të Durrësit.
Sipas policisë, në derën e jashtme të një lokali në pronësi të Gëzim Kajnos. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të lehta materiale.
Ndërkohë shpërthimi i dytë është regjistruar në derën e garazhit të një automjeti në zonën e Shkallnurit, rreth orës 04:30. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.
Kush është Gëzim Kajno?
Gëzim Kajno, është autori i një vrasjeje, ngjarje kjo e cila ka ndodhur në vitin 2016.
Ai është dënuar me 10 vite heqje lirie. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në mars të 2016, ku viktimë mbeti Asllan Kërtusha 30 vjeç. Në atë kohë policia vuri në pranga Gëzim Kajnon dhe nipin e tij.
Sipas hetimeve, Kërtusha nën efektin e alkoolit, ka ngacmuar klientët në lokalin në pronësi të Gëzim Kajnos, i cili më pas i ka kërkuar atij të dalë nga lokali.
